Rreth Nesh

Shoqata Uskana ShBA është organizatë e themeluar në vitin 2003 nga një grup mërgimtarësh nga Kërçova. Me inciativën e komunitetit Kërçovarë, dhe nën ombrellën e Uskanës, realizojmë aktivitete të ndryshme edukative, humanitare, e argëtuese që kanë për qëllim përforcimin e komunitetit tonë shqiptarë në Amerikë dhe jashtë saj. Që nga viti 2023, Shoqata Uskana është e regjistruar në regjistrat përkatës në SHBA si Organizatë Jo-Qeveritare dhe Jo-Profitabile (501-c)(3). 

Fillimisht, grupi themelues u bë bashkë për të mbështetur familjet të cilat pësonin humbje në njerëz, duke i ndihmuar ata me logjistikën e nevojshme për transportimin e të dashurve të tyre për në Kërçovë. Më pas erdhi një frymë e re e cila, përveç rasteve mortore, ndjente nevojën që të organizohen edhe evente gazmore, me ç’rast u themelua Mbrëmja Kërçovare, ku përmes artit, këngës dhe valles, promovohen vlerat kombëtare shqiptare nga rrethi i Kërçovës.

Në vitin 2013, me rastin historik të zgjedhjeve lokale në Kërçovë, një grup intelektualësh iu bashkangjitën Shoqatës, me ç’rast edhe e emëruan në Shoqata Uskana, që është emri i lashtë Ilir i Kërçovës. Për herë të parë Shoqata u themelua si organizatë me statut dhe rregullore pune. Duke konsoliduar punën dhe aktivitetet e saj, Shoqata ndihmoi në rezultatin pozitiv të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, duke mobilizuar trupin votues, me ç’rast komuna e Kërçovës për herë të parë pas disa shekujve, u morr nën drejtimin administrativ të Shqiptarëve.

Gjatë mandatit të kësaj kryesie filluan edhe disa aktivitete të tjera, ndër të cilat ishin Kampi Uskana dhe AMA, që në qendër kishin fëmijët dhe lidhjen e tyre me kombin tonë. Duke i konsoliduar aktivitetet ekzistuese, vazhdimisht kërkohej një mënyrë e re për të krijuar evente të reja, gjithnjë duke patur për qëllim që Shqiptarët të cilët jetojnë në Amerikë të takohen më shpesh mes veti, fëmijët të krijojnë miqësi të reja, kurse ata më të moshuarit të kenë mundësi të takohen dhe të çmallen duke kujtuar historitë e tyre të përbashkëta, qoftë nga mërgimi apo nga vendlindja.

Ndërkohë, kryesia që pasoi vazhdoi të njejtat aktivitete, duke inkuadruar aktivitete të reja shoqërore siç janë: Uskana 5K, Ahengu në Anije, Nata e Filmit Shqip, Bursa Uskana, Nënat e Uskanës etj.

Shoqata Uskana funksionon si entitet i konsoliduar juridik dhe vendimet merren në nivel të kryesisë në përputhje me statutin dhe qëllimet fisnike. 

Ndihmo popullin tënd

Bëhu pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët për të ndihmuar vendin tonë. Së bashku të krijojmë një të ardhme më të mirë për Shqiptarët anë e kënd.

Shoqata Uskana është organizatë jofitimprurëse, e regjistruar në regjistrin përkatës në Amerikë (501-c)(3), dhe donacionet te Shoqata Uskana mund të përdoren për të zvogëluar obligimet tatimore në ShBA

Misioni

Shoqata Uskana është organizatë joqeveritare, joftimprurëse e udhëhequr nga një grup vullnetarësh me prejardhje nga Kërçova, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Amerikë. Misioni i Shoqatës është që përmes aktiviteteve të ndryshme humanitare dhe edukative të krijojë lidhje dhe miqësi të reja, si dhe të përforcojë lidhjet ekzistuese në mes shqiptarëve që jetojnë në Amerikë. Shoqata poashtu do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve të ngushta të shqiptarëve me rrënjët e tyre Kombëtare në Kërçovë dhe në të gjitha viset tjera shqiptare, duke ndihmuar njerëzit në nevojë e duke përkrahur studentët gjatë studimeve universitare. Kështu, të bashkuar do të kemi zë kumbues në botë duke i shërbyer njëri tjetrit dhe kombit njëkohësisht.

Vizioni

Shoqata Uskana do të jetë qendër e bashkimit të shqiptarëve dhe përmes aktiviteteve të ndryshme humanitare dhe edukative do të ndihmojë në krijimin e miqësive që do të zgjasin përjetë. Shoqata do të jetë zëri jehues i diasporës për të unifikuar kombin jashtë kufijve, dhe do të jetë ura lidhëse në mes vendlindjes dhe diasporës në çdo formë të mundshme, sa herë të jetë e nevojshme, me qëllim që ta lejmë kombin dhe popullin tonë në gjendje më të mirë se sa e gjetëm.

Kryesia Aktuale

Mislim Ramadani

Kryetar

Lulije Elezi

Zv. Kryetare

Valbona Asani Azemi

Sekretare Organizative

Screenshot

Vlora Dauti

Zv. Sekretare Organizative

Betim Begzati

Betim Begzati

Arkëtar

Arian Bexheti

Arian Bexheti

Zv. Arkëtar

Burim Ramadani

Anëtar i Kryesisë

Liridon Rrushaj

Anëtar i Kryesisë

Dr. Luan Elezi

Anëtar i Kryesisë

Bardhyl Ahmedi

Anëtar i Kryesisë

Ermira Useini

Anëtare e Kryesisë

Lirim Neziri

Anëtar i Kryesisë

Shika (Sam) Beqiri

Anëtar i Kryesisë

Arben Kasa

Anëtar i Kryesisë

Albiona Shabani

Anëtare e Kryesisë

Fili Abazi

Anëtar i Kryesisë

Besarta Pinjolli Basha

Anëtare e Kryesisë

FAQ

Çdo kryesi ka mandat 2 vjeçar dhe kryesia e re votohet në kuvend çdo të dytin vit. Mëso më shumë për detajet në lidhje me kuvendin këtu.

Çdo event do ketë link të posaçëm, përmes së cilit do të mund të siguroni biletat tuaja.

Kontakto përmes këtij linku dhe na trego për idetë tuaja. 

Mislim Ramadani

Mislim Miz Ramadani është prodhim i rrënjëvë të forta e të lidhura ngushtë për Uskanën. Prindërit e tij imigruan shumë herët për të ndjekur endrrën amerikane. Miz, bashkë me vëllaun dhe motrën e tij, lindi në Amerikë dhe gjatë jetës së tyre e vizituan Kërçovën disa herë. Kaq ishte e nevojshme për Miz që të gjejë përkatësinë e tij dhe asnjëherë nuk u shkëput nga gjeneza e tij shqiptare

Mizi fillon të punojë në fushën e Hipotekave shumë herët, që nga mosha 17 vjeçare, fillimisht si Telemarketer. Me vonë avansoi në Origjinator Kredish, pastaj në Ndërmjetës i Licencuar për Hipoteka dhe tani është Menaxher i Filialës për Shitje Hipotekash në kuadër të Cross Country Mortgage. Mizi operon në këtë biznes së bashku me vëllaun dhe motrën e tij, si dhe një numër të konsiderueshëm profesionistësh të fushës së hipotekave.

Mizi është mbështetës i të gjitha iniciativave të Shoqatës Uskana, pa marrë parasysh nëse kjo kërkon kohë vullnetare, kontakte të ndryshme, ide për marketing etj. Mizi ka të kryer studimet për Administrim Biznesi. Ai jeton në rrethin e Chicagos, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Lulije Elezi

Lulije Elezi iu bashkangjit Shoqatës Uskana në vitin 2016 si Anëtare e Kryesisë dhe Arkëtare. Ajo ka udhëhequr komitetet për themelimin e Bursës Uskana, Kampit Uskana dhe Klinikës së Shëndetit Uskana. Lulija poashtu është pjesë aktive e organizimit të Mbrëmjes Kërçovare dhe AMA-s. 

Puna vullnetare e Lulijes për Komunitetin Shqiptarë në Amerikë ka filluar që nga viti 2012 duke ndihmuar në organizimet e eventeve të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, si dhe në kapacitetin e prindit vullnetarë pranë Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit”. Lulija ka pasion të madh krijimin e një komuniteti mikpritës ku gjeneratat e ardhshme do të shijojnë ndjenjën e përkatësisë kombëtare, për të mos u shkëputur nga rrënjët e tyre.

Lulija ka diplomuar në Northern Illinois University, Master në Kontabilitet, me specialitet – Tatime. Ajo ka një përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e tatimeve korporative dhe kontabilitetit publik. Momentalisht mban pozitën e zv.Presidentes për Tatime pranë Wintrust Financial Corporation në Rosemont, IL. Lulija jeton në South Barrington – IL, është e martuar, dhe është nënë e tre fëmijëve. Lulija e adhuron kohën e lirë me familjen, si dhe udhëtimet bashkë me ta.

Valbona Asani Azemi

Valbona Asani Azemi është pjesë e Kryesisë së Shoqatës Uskana që nga viti 2018 dhe për momentin e mban pozitën e Sekretares së Shoqatës. Valbona është gjeneratë e parë e lindur në Amerikë pasi gjyshi i saj imigroi në ShBA gjatë viteve të 60-ta. Rrënjët e Valbonës janë përzierje me prejardhje nga fshatrat e Kërçovës, Zajazi, Shitova dhe Llagje.

Valbona ishte njëra nga anëtarët udhëheqës në krijimin e Bursës Uskana në Kërçovë, dhe është shumë aktive në anën operative dhe organizative të të gjitha eventeve të Shoqatës Uskana. Valbona është e diplomuar në Biznes dhe Financa nga Loyola University në Chicago. Përveç vlerës akademike, Valbona e fisnikëron Shoqatën Uskana edhe me përvojën e saj në fushën bankare dhe menaxhimin e operacioneve të furnizimit. Valbona është e martuar dhe ka një vajzë.

Vlora Dauti

Vlora Dauti iu bashkua Shoqata Uskanës në vitin 2024 si anëtare e bordit. Meqenëse Vlora ka përvojë punë në industri të ndryshme, ajo për momentin do ta mbajë pozitën e Zv. Sekretares.

Vlora është brezi i parë i lindur në Amerikë dhe ajo ndan një pasion të thellë për rrënjët e saj shqiptare dhe më konkretisht vendlindjen e prindërve të saj në Kërçovë. Edhe pse e lindur dhe e rritur në Kërçovë, Vlora flet, lexon dhe shkruan Shqip rrjedhshëm falë vullnetit të mirë të prindërve të saj për ta mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën kombëtare në familje.

Vlora u diplomua për shkenca politike me theks në të drejtën publike në Northern Illinois University. Vlora ka përvojë në shërbimin ndaj klientit dhe si asistent ligjor. Ajo ka një përvojë shumëvjeçare në punë vullnetare ndër vite. 

Vlora është e martuar, dhe së bashku me bashkëshortin jeton në Bridgeview, IL

Betim Begzati

Betimi ka lindur në Kërcovë dhe në moshën 7-vjeçare, bashkë me familjen e tij, ai emigroi në SHBA. Pasioni për aeroplanet e bëri që Betimi të studiojë për inxhinierinë e hapësirës ajrore, duke diplomuar me B.S. Aerospace Engineering nga Missouri University of Science and Technology.

Betimi e filloi karrierën e tij si inxhinier strukturor i aeroplaneve në Dallas, TX në vitin 2015, dhe është shumë i lumtur që ka kontribuar në sigurinë e vendit. Në vitin 2021, ai diplomoi me MBA (Master of Business Administration) pranë University of Texas at Dallas. Ky ndryshim i karrierës (në analytics consulting) e solli atë në Chicago, ku ai është i vendosur të thellojë përfshirjen e tij në komunitetin shqiptar, duke u fokusuar në fuqizimin e të rinjve përmes mentorimit dhe mundësive të arritshme të të mësuarit.

Betim dhe gruaja e tij presin lindjen e vajzës së tyre në Mars 2024. Hobi i tij i larmishëm përfshin sportet, shahun, gatimin dhe një interes të madh për tregjet financiare. Përtej interesave personale, Betim është thellësisht i pasionuar për të ndihmuar familjen dhe miqtë të krijojnë pasuri përmes përfshirjes së tij aktive në tregtimin e aksioneve (stocks), opsioneve (options), obligacioneve (bonds) dhe instrumenteve të tjera financiare.

Arian Bexheti

Frymë amerikane, zemër Shqiptare: Historia e Arianit fillon në Çikago, Illinois, ku lindi, u shkollua dhe u rrit. Duke falemnderuar babanë e tij nga Zajazi i Maqedonisë dhe nënës nga Prespa, Ariani u rrit me një trashëgimi kulturore të pasur të thurur brenda qytetit të Çikagos. Çdo dy vjet, familja e tij udhëtonte përtej Atlantikut për të rikthyer lidhjet me rrënjët e tyre në Zajaz, duke forcuar lidhjet e familjes dhe traditës.

Ariani ka diplomuar ne fushën për komunikim biznesi, me përqëndrim në Psikologjinë Industriale/Organizative. Duke ekuilibruar këtë fokus me një nëndegë në studime/gjuhë japoneze, ai diplomoi me një gërshetim të rigorozitetit analitik dhe ndërgjegjshmërisë kulturore.

Bota e TI (Teknologjisë Informatike) bëhet habitati i tij natyral, dhe sot ai punoj si Inxhinier Sistemesh në Pure Storage, një lider i Luginës së Silikonit në zgjidhjet e ruajtjes së të dhënave. Ariani me punën e tij e mbulon territorin e Çikagos, ku bashkëpunon me klientë të ndryshëm nga gjigantët e gastronomisë dhe tregtisë deri te firmat inovative të prodhimit.

Jashtë zyrës, ai ka gjetur pasionin e tij për CrossFit. Ky përkushtim ndaj shnëndetit dhe rritjes personale reflektohet në jetën e tij profesionale, ku aftësitë e tij në komunikim efektiv, negociata bindëse dhe njohuritë e thella teknike e lejojnë të ndërtojë ura dhe të fuqizojë suksesin.

Ariani i bashkangjitet Shoqatës Uskana i gatshëm të kontribuojë me përzierjen e tij unike të frymës së Çikagos, trashëgimisë shqiptare, ekspertizës teknike dhe qasjes thelbësore njerëzore në udhëtimin emocionues të Shoqatës Uskana. Ariani vazhdon të jetojë e punojë në Chicago, është i martuar, dhe ka dy femijë.

Burim Ramadani

Burimi është pjesë e Shoqatës që nga viti 2016. Në fillim mbajti pozitën e Sekretarit, ndërsa që nga viti 2018 është anëtar i kryesisë. Gjatë kësaj periudhe, Burimi ka shërbyer me gjithë kapacitetin e tij në të gjitha projektet e Shoqatës Uskana. Burimi është anëtar i Komitetit për Bursat dhe përgjegjës për komunikimin me publikun, kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Burimi ka kryer Fakultetin e Financave pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodij në Shkup në vitin 2004. Pas diplomimit, e deri në vitin 2006, ka punuar si analist kredishë për biznese në ProCredit Bank në Maqedoni. Nga viti 2006-2007 ka mbajtur pozitën e Drejtorit të Filialës së UniBank në Kërçovë. Në vitin 2007 merr pozitën e Drejtorit të NLB Bank në Kërçovë dhe punon në këtë pozitë deri në fund të vitit 2013. 

Në dhjetor të vitit 2013 imigron në ShBA dhe që nga viti 2014 mban pozitën e Drejtorit për Operacione dhe Shërbime Studentore pranë Northern Illinois University. Në vitin 2016 diplomon me MBA (Masters of Business Administration) pranë Northern Illinois University. Burimi jeton në rrethin e Chicagos. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Misioni i Burimit është që ta bëjë Uskanën organizatë me peshë, dhe të njohur në gjithë botën.

Liridon Rrushaj

Liridon Rrushaj është pjesë e Uskanës që nga viti 2018, duke u inkuadruar si anëtar i Kryesisë dhe Zv. Kryetar i Shoqatës. Puna e tij vullnetare në komunitetin Shqiptarë në Amerikë fillon në vitin 2016, si themelues i organizatës “Shokë Klase Përgjithmonë”. Liridoni poashtu shërben edhe në Bordin Këshillues pranë Programit për Studime Albanologjike në DePaul University.

Liridoni është i diplomuar në fushën e Inxhinjerisë Industriale dhe Ekonomi pranë Northwestern University. Ai poashtu ka diplomë për Master në Administrim Biznesi pranë University of Virginia Darden School of Business. 

Liridoni punon në Healthcare Venture Capital si investitor në fazat e hershme të kompanive të vogla të fushës së shëndetësisë dhe kompanive për pajisje mjekësore. Pas punës, Liridoni vazhdon të krijojë organizime fisnike si ajo e Natës Shqiptare në bashkëpunim me qytetin e Chicago-s, si dhe Seritë Verore të Vallëzimit në Chicago, event që promovon kulturën Shqiptare përpara komunitetit më të gjerë të Chicagos.

Dr. Luan Elezi

Luan Elezi është pjesë e aktiviteteve të Shoqatës Uskana që nga viti 2016. Kurse që nga viti 2018 ai mban postin e Kryetarit të Shoqatës Uskana.

Përpara se të bëhet pjesë e Shoqatës Uskana, Luani ka mbajtur postin e Kryetarit të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, gjatë mandatit 2011-2013. Nën mandatin e tij, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan u konsolidua në entitet me pjesëmarrje të barabartë të shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare. Luani ka qenë edhe mësues vullnetar në shkollën shqipe Kongresi i Manastirit, gjatë periudhës 2011-2013.

Luan Elezi me profesion është mjek i diplomuar në Loyola University në Chicago (BS) dhe Ross University School of Medicine, në New Jersey (MD). Punon në profesionin e tij në rrethin e Chicagos, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Luani është shëmbëlltyrë e të pashkëputurve nga rrënjët e Uskanës. Edhe pse në Amerikë erdhi si student, ai kurrë nuk e zhvendosi prioritetin e tij për të kontribuar për vendlindjen, pa marrë parasysh formën e këtij kontributi. Ai synon që përmes Shoqatës Uskana të bëhet zëri i unifikuar i diasporës.

Bardhyl Ahmedi

Bardhyl Ahmedi është pjesë e aktiviteteve të Shoqatës që nga themelimi i saj. Fillimisht si aktivist për organizimin e Mbrëmjes Kërçovare, e që nga viti 2012 edhe si anëtar i kryesisë. Bardhyli është pjesë e pandashme e të gjitha aktiviteteve të organizuara në kuadër të Shoqatës.

Bardhyli është epitom i imigracionit shqiptar. Pas regjistrimit për studime në Fakultetin Juridik në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup, atij i imponohet imigrimi dhe në vitin 2001 shpërngulet në ShBA.

Bardhyli është pronar i një biznesi të vogël familjar, në Wisconsin. Punon së bashku me familjen e tij dhe mbetet ngushtë i lidhur me rrënjët e tij në Kërçovë.

Bardhyli jeton në Rockford, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ermira Useini

Ermira Sula Useini është pjesë e Shoqatës Uskana që nga viti 2016. Ermira ka qenë aktive në organizimin e Mbrëmjes Kërçovare, emisionin e të cilës e ka udhehequr vetë disa herë.

Tek Shoqata Uskana, Ermira sjell përvojën e saj në fushën e shërbimit të klientëve, pasi ajo ka përvojë pune si menaxhere në TJ Maxx dhe në disa kompani tjera në të cilat ka punuar ndër vite në pozita që përmbajnë kontakt direkt me klientë.

Për momentin bashkëmenaxhon një biznes familjar së bashku me familjen e saj në rrethin e Rockford. Ermira është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Lirim Neziri

Lirim Neziri është anëtar i bordit që nga viti 2018 dhe ndihmon me aktivitetet e Uskanës që nga viti 2015. Lirimi punon në fushën e arsimit të lartë tash e 15 vite, si profesor kolegji dhe administrator akademik. Ai ka diplomë Master dhe Ph.D. në gjuhë Angleze si dhe diplomë Masteri për Biznes. Lirimi ka lindur në Sh.B.A. por familja e tij është me origjinë nga Serbica. Lirimi ka ndihmuar në themelimin e Bursës Uskana, dhe kontributi i tij përfshinë më së shumti punën me Bursën Uskana, recitalin AMA, dhe Mbrëmjen Kërçovare.

Shemsedin (Shika) Beqiri

Shemshedin Beqiri – Shika, si shumica e Kërçovarëve, historinë e tij e fillon në Kërçovë. Me prejardhje është nga Zajazi, ku edhe e kreu shkollën fillore në Rexhë Rushit Zajazi. Shkollën e mesme e filloi në Kërçovë, dhe pas dy vitesh emigroi në Amerikë bashkë me
familjen e tij.

Shika është epitom i një Kërçovari bujarë. Pasi emigroi në Amerikë, vazhdoi gjimnazin dhe njëkohësisht ndihmoi prindërit me biznesin e tyre familjarë, përmes të cilëve vazhdoi ta përforcojë lidhjen e tij me kulturën Shiptare, duke mos u shkëputur nga rrënjët e tij.

Shika vazhdoi studimet univerzitare në Monmouth College, nga ku u diplomua me Bachelor në International Business në vitin 2007.

Pas diplomimit, Shika filloi me punë në John Deere ku mbajti disa pozicione ndër vite, për të arritur në pozicionin që mban sot – Supply Base Manager në po të njëjtën kompani.

Ambiciet për avansim në karrierë, Shikën e motivuan që të ndjeki studime pasuniverzitare, dhe në vitin 2012 diplomohet me MBA (Master of Business Administration) pranë Western Illinoi University.

Shika sjall një paletë të pasur përvojash, të cilat vullnetarisht mundohet ti ndajë në dobi të Shoqatës Uskana, e sidomos në dobi fëmijëve që gravitojnë rreth kësaj Shoqate.

Shika momentalisht jeton në Silvis, IL. Është i martuar, dhe është baba i dy fëmijëve.

Arben Kasa

 

Arben Kasa është me prejardhje nga Fshati Sërbicë i Kërçovës, dhe Shoqatës Uskana i bashkangjitet kryesisht në kapacitet të përfshirjes sa më të madhe të komunitetit tonë nga Shteti i Wisconsin.

Arbeni emigroi vonë në Amerikë – në fillim të vitit 2017, dhe lidhjet e tij me Kërçovën janë shumë të forta. Në Kërçovë kaloi pjesën më të madhe të jetës ku përfundoi të gjithë shkollimin, përfshirë edhe studimet në Fakultetin Juridik, pranë Univerzitetit të Tetovës, dega e disperziar në Kërçovë. Ka qenë shumë aktiv në shoqërinë civile duke u bërë zë i shumicës që paten nevojë për një gjë të tillë.

Në Amerikë emigroi bashkë me familjen e tij, dhe për momentin mban profesionin e Tester-Quality në Generac Power System, e cila është një ndër kompanitë më të mëdhaja për prodhimin e baterive industriale. Ai është edhe anëtarë i Bordit Drejtues të Shoqatës Humanitare Kastrioti që vepron në Amerikë.

Arbeni vjen te Shoqata Uskana për të ndihmuar në të gjitha aktivitetet që Shoqata i organizon, duke shpresuar se numri i aktiviteteve do të rritet, sidomos ata që kanë të bëjnë me Kërçovën.

Ai është i fejuar, dhe për momentin jeton në Janesville, WI.

Albiona Shabani

Albiona Sabani është e lindur dhe e rritur në Amerikë. Ajo rrjedh nga familja e njohur Kërçovare “Mërsjakë” dhe është gjenerata e dytë imigrante në Amerikë.

Albiona është pjesë aktive e Shoqatës Uskana që nga fëmijërija e saj e hershme. Bashkë me familjen e saj, ajo ka marrë pjesë në të gjitha eventet e organizuara nga Shoqata Uskana, dhe me krenari tregon për numrin e madh të shoqërisë që ka krijuar në eventet e familjes së kësaj organizate.  Albiona është rritur me Shoqatën Uskana dhe, edhe pse e re, ajo është shumë e vetëdijshme për rëndësinë dhe qëllimin e eventeve të Shoqatës Uskana, dhe pikërisht për këtë dëshiron që të kontribuojë në rritjen e Shoqatës në të ardhmen.

Albiona është e diplomuar me Bachelor në Biologji nga University of Wisconsin – Madison, dhe për momentin është duke aplikuar në Shkollën e Lartë të Mjekësisë. Ëndrra e saj është të punojë si mjeke në departamentin e mjekësisë emergjente.

Gjatë studimeve, Albiona ka qenë Kryetare e Organizatës së Studentëve Shqiptarë në Madison. Kjo përvojë është një aset i çmueshëm për Shoqatën Uskana pasi, përveç përvojës se punës vullnetare me komunitetin Shqiptarë, ajo sjell një perspektivë tjetër dhe një energji të re te Shoqata Uskana.

Albiona sapo ka marrë liçencën për Paramedic dhe, deri sa të fillojë me studimet për mjekësi, për momentin e ndihmon familjen e saj me fillimin e një biznesi familjarë në Berlin, WI.

 

Fili (Tony) Abazi

Fili Abazi me prejardhje është nga fshati Kolibar, rrethi i Kërçovës. Pjesën e fëmijërisë e kaloi në Kërçovë, dhe në vitin 1996 emigroi në Amerikë, së bashku me familjen e tij.

Fili te Shoqata Uskana na sjell përvojën e tij mbi 20 vjeçare në fushën e hipotekave dhe patundësive. Pasi përfundoi shkollën e mesme, filloi studimet dhe njëkohësisht filloi të merret me hipoteka, industri që e mban për zemër edhe sot. Pasi krijoi familje, Fili tërësisht iu përkushtua punës me hipoteka duke ndihmuar një numër të madh të Shiptarëve të blejnë apo të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Si të gjithë Shqiptarët, Fili për klientat e tij Shqiptarë është më shumë se një përfaqësues hipoteke. Ai është një këshilltarë i mirë, dhe udhërrëfyes që klientat e tij të marrin ofertën më të mirë të mundshmë në treg.

Dogma në jetën e Filit është tripleti i njëjtë me shumicën e Kërçovarëve: Familja, Kombi, Zoti.

Fili për momentin jeton në Algonquin, IL. Është i martuar, dhe ka dy fëmijë.

Besarta Pinjolli Basha

Besarta Basha është me prejardhje nga Kërçova, e lindur dhe e rritur në Amerikë.

Edhe pse e lindur dhe e rritur në Amerikë Besarta, duke faleminderuar prindërit e saj, është po aq Kërçovare sa ata që kanë lindur e janë rritur në Kërçovë. Falë vizitave verore të rregullta në Kërçovë, ajo flet Shqip rrjedhshëm dhe pa asnjë pengesë, dhe që e vogël e ka ushtruar instrumentin e çiftelisë të cilën e zotëron mrekullisht bukur sot.

Besarta është aktive në shërbim të komunitetit në të cilin ajo jeton, dhe është e pandarë nga aktivitetet e Komunitetit Shqiptarë, sidomos në aktivitetet e Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit”.

Besarta është e diplomuar me Bachelor në Studime Paralegale nga Loyola University në vitin 2007. Për momentin menaxhon një biznes familjarë, së bashku me të shoqin e saj.

Besarta është krenare me veten, dhe si e tillë i bashkangjitet Shoqatës Uskana që në mënyrë direkte dhe në mënyrën më të mirë të mundshme ti shërbejë komunitetit Shqiptarë dhe familjeve të cilat gravitojnë rreth këtij komuniteti.

Besarta për momentin jeton në Morton, IL. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.