Aktivitete që realizohen me shumë dashuri dhe pasion

Mbrëmja Kërçovare

Mbrëmja Kërçovare pasqyron shpirtin e bukur të Kërçovarëve për sofër të bashkuar, të shoqëruar me muzikë Shqipe dhe valle me veshje kombëtare. Qëllimi i kësaj mbrëmje është promovimi i vlerave tona kombëtare përmes artit.

Çdo vit mbrëmja ka tema të ndyshme, që shërbejnë si një lloj mirënjohje për të arriturat e individëve të caktuar në fusha të ndryshme, ose promovim i ndonjë ideje të cilën bordi drejtues e llogarit si të rëndësishme. Ndër vite, kemi nderuar veteranët e arsimit Shqip, kemi ndarë mirënjohje për sportistë, kemi nderuar artistë të ndryshëm apo njerëz me profesione artizanale kombëtare. 

Mbrëmja Kërçovare daton që nga viti 2003. Është event vjetorë dhe si i tillë organizohet të Dielën e parë të muajit Maj të çdo viti.

Çdo vit mbrëmja ka tema të ndyshme, që shërbejnë si një lloj mirënjohje për të arriturat e individëve të caktuar në fusha të ndryshme, ose promovim i ndonjë ideje të cilën bordi drejtues e llogarit si të rëndësishme. Ndër vite, kemi nderuar veteranët e arsimit Shqip, kemi ndarë mirënjohje për sportistë, kemi nderuar artistë të ndryshëm apo njerëz me profesione artizanale kombëtare. 

Mbrëmja Kërçovare daton që nga viti 2003. Është event vjetorë dhe si i tillë organizohet të Dielën e parë të muajit Maj të çdo viti.

Bursa Uskana

Bursa Uskana ka për qëllim të ndihmojë studentët Shqiptarë nga Kërçova në aspiratat e tyre akademike. Si e tillë, Bursa ndahet në shumë prej nga $1,000 në vit për çdo student, shumë kjo e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e banimit për një vit akademik.

Bursa është e përsëritshme deri në 4 vjet, ose deri në diplomim, me kusht që studentët të përmbushin kriteret e performancave akademike dhe mirësjelljes shembullore gjatë studimeve. 

Bursa miratohet nga komiteti për Bursa, i përbërë nga disa antarë të Bordit të Shoqatës Uskana. 

Shoqata Uskana ndan edhe dy bursa në vit, për studentë Shqiptarë që studiojnë në Amerikë. Këto Bursa janë të papërsëritshme dhe kanë për qëllim mirënjohje të studentëve Shqiptarë me sukses të shkëlqyeshëm akademik.

Kampi Uskana

Kampi Uskana ka në qendër fëmijët dhe gjeneratat e reja. Ideja e kampit është që përmes aktiviteteve edukative dhe lojërave të ndryshme, t’ju mundësojë fëmijëve të mësojnë gjëra të reja dhe të krijojnë miqësi të reja, lidhje këto që pas kampit do duhet të mirëmbahen nga vetë fëmijët duke shfrytëzuar mjetet elektronike që janë pjesë e përditshmërisë së kohës në të cilën jetojmë.

Në Kampin Uskana të gjithë fitojnë në fund! 

Fëmijët përmes lojës mësojnë për historinë e kombit, njihen në mes vete, luajnë dhe sfidohen të mendojnë në dimenzion tjetër nga përditshmëria e tyre. 

Vullnetarët kanë mundësi që të punojnë me më të mirët e komunitetit tonë dhe t’ju ndihmojnë atyre që të krijojnë miqësi të reja.

Prindërit kanë në disponim një fundjavë të tërë të takohen e çmallen me miqtë e tyre. Duke përfituar nga prezenca e shumë Shqiptarëve, ata kanë rastin të shkëmbejnë përvoja, të krijojnë vizione të reja për të ardhmen, të bashkojnë forcat për të shtuar vlerë etj.

Uskana 5K

Gara e Vrapimit Uskana 5k është aktivitet për entuziastët e sportit, por nuk mungojnë as ata që kanë dobësi kuzhinën popullore dhe përgatitjen e ushqimit në natyrë. Ideja vazhdon të mbetet e njëjtë, ajo e përforcimit të lidhjeve dhe miqësive me njëri tjetrin.

Fituesit shpërblehen me suvenire të brenduara me logon e Shoqatës Uskana, dhe në fund fitojnë të gjithë. Fitojnë garuesit, fitojnë fëmijët, fitojnë prindërit që shoqërohen duke u kujdesur për fëmijët, fitojmë të gjithë ne që duam një komunitet të shëndoshë.

Nata e filmit

Jetojmë në kohë kur njerëzit ose preferojnë video karshi librave, ose nuk kanë kohë të mjaftueshme të lexojnë sa duhet.

Fillimisht, qëllimi i këtij eventi është që krijuesve kinematografik Shqiptarë t’ju jepet mundësia për ta prezantuar punën e tyre përpara një audience të re në diasporë, e cila do t’i motivojë dhe përkrahë ata në projekte të reja në të ardhmen.

Populli ynë ka aq shumë histori dhe përmes filmave Shqip me tematika Kombëtare/Historike fëmijëve dhe të rinjëve ju mundësohet të mësojnë për historinë e popullit të tyre, duke përjetuar emocionet që i përcjell filmi, bashkë me shokët që i kanë afër.

AMA

Recitali ‘AMA’ synon të ruaj trashëgiminë etno-muzikore shqiptare duke sjellë në pah këngë burimore, lirike, folklorike popullore, performanca të kompozimeve klasike dhe valle. Është një ftesë për të rinjtë muzikantë për të prezantuar këtë pasuri në publikun shqiptar-amerikan.

Nëpërmjet recitalit AMA, propozohet një metodologji e re për instrumentistët, ansamblet, orkestrën, koreografitë dhe solistët, duke kombinuar aspekte studimore të muzikës, dhe shfaqje muzikore LIVE. Synimi është të nxisë frymën e rinovimit në kulturën muzikore dhe të kultivohet talenti i ri në këtë fushë. Me një perspektivë të re dhe të freskët, synohet të
përhapet dhe zhvillohet muzika autentike shqiptare, duke e promovuar në skenën ndërkombëtare.

Për Recitalin AMA lexo më shumë këtu

Boat Party

Meqë kemi një numër të konsiderueshëm të rinjësh, Shoqata Uskana organizon Boat Party si një platformë specifike për grupmoshat e reja, duke ju mundësuar të rinjëve të njihen mes veti në rrethana të ndryshme nga ato tradicionale.

Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për moshën e tyre, nevojat që derivojnë nga mosha si dhe mundësitë në të cilat këta të rinjë jetojnë, Boat Party mbetet perla e verës për rininë tonë. Gjatë kësaj nate valohet flamuri kombëtar, dhe këndohet Shqip me një zë, në të njëjtën gjuhë nga rinia Shqiptare e përbëre nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Çamëria, Malsia, Presheva e Bujanovci, Dalmacia etj.

28 Nëntori

Festa Kombëtare e Flamurit, tradicionalisht festohet me të gjithë bashkëkombasit nga të gjitha trojet Shqiptare. Atë natë valon flamuri, jehon kenga e hidhet vallja. Jemi dëshmitarë se si shtrëngohen duar, si ndahen përqafime, si shuhet malli dhe si zbuten të gjitha dhimbjet.

Të gjitha nën një flamur, nën një tingull, drejt një qëllimi: RRETH FLAMURIT TË PËRBASHKUAR, ME NJË DËSHIRË E NJË QËLLIM…për një komunitet të konsoliduar me zë të unifikuar, ashtu si na e kanë lënë amanet të parët tanë.

Festa e Flamurit organizohet në rrethin e Rockford-it, dhe është festë Kombëtare me dyer të hapura për të gjithë Shqiptarët.

Klinika e Shëndetit – Uskana

Qëllimi i klinikës së Shëndetit është të ofrojë kontrolla shëndetësore si dhe konsultime falas nga Shqiptarë që ushtrojnë profesionin e mjekut, të ndihmuar nga profesionistë në fushën e mjeksisë në Amerikë. Ideja është që përmes këtyre konsultimeve të promovohet shëndeti preventiv si mënyra më e mirë për të evituar sëmundjet e shmangshme.

Ky event është i mundshëm falë vullnetit të mirë të mjekëve Shqiptarë të cilët ofrojnë shërbime dhe konsulta falas, për të krijuar një komunitet më të shëndoshë posaçërisht duke e ditur se jetojmë në një kohë kur nëpër rrjete sociale ka më shumë zhurmë se sa informata të sakta. Ne duam komunitet të shëndoshë dhe atë e ndërtojmë bashkë.